“Fadil Hasën ta donit dhe ta vlerësonit sa ishte gjallë! Para pak ditësh aktori ishte…”

Sot i jepet lamtumira e fundit aktorit të madh të humorit, Fadil Hasa. Legjenda e estradës shqiptare u nda dje nga jeta pas një sëmundje të rëndë.

Pedagogu Erion Kristo përmes një statusi në rrjete sociale bën thirrje që aktorët të vlerësohen dhe përkrahen sa janë gjallë. Sipas Kristos “dashuria pas vdekjes nuk eshte e keqe, por une pelqej dashurine ne gjallje. Nese rrethi i njerezve tamam ngushtohet, duhet zgjeruar rrethi i mirenjohjes”.

Ja postimi i Kristos në rrjete sociale:

Dje ne darke, per ndonja nje ore pame videot e aktorit te mrekullueshem Fadil Hasa. Mua me pelqen shume ai skeci me kafen pa hile. Pa fol pastaj per ate te sheqerit.

Qeshem dhe kujtuam me dashuri nje njeri qe na ushqeu. Menyre e bukur per te ikur nga kjo bote. Dje, te gjithe njerezit e kujtuan aktorin e madh. Me shume dashuri.

Dashuria pas vdekjes nuk eshte e keqe, por une pelqej dashurine ne gjallje. Nese rrethi i njerezve tamam ngushtohet, duhet zgjeruar rrethi i mirenjohjes.
Para pak ditesh dhane filmin Mao Ce Dun. Aktori shkelqente. Ai do shkelqeje gjithmone. /ShkodraNews