Fëlliqet në sy të gazetarëve deputetja e PS

Presidenti i vendit Ilir Meta ka dalë sot para Komisionit Hetimor për të dëshmuar, në lidhje me ç’dekretimin e zgjedhjeve të 30-qershorit.

Duke ju përgjigjur pyetjes së deputetes së Partisë Socialiste, Vasilika Hysi, se ku e gjeti të drejtën për të shfuqizuar dekeretin për datën e zgjedhjeve, Meta u shpreh se e ka bërë në bazë të praktikës së presidencës.

“Lidhur me se ku e gjete të drejtën për shfuqizim e kam në bazë të gjithë praktikës së presidencës. Në cilin nen të Kushtetues i jepet e drejta qeverisë për të ç’dekretuar vendimet e saj?! Pyetja nuk është e gjetur dhe kjo është një gje e qartë. Nëse do të pranoj që unë kam bërë një shkelje të Kushteutës atëherë edhe unë të tjerët do të pranojnë që kanë bërë këtë shkelje, gjë që nuk kanë bërë. Presidenti nuk mund të priste që të ndodhet gjakderdhje dhe kam bërë me përgjegjësi të plotë. Unë nuk mund të jap garanci për opozitën. Por që do të ishte koha e duhur që të reflektonte do të kishim kohën e mjaftueshmë që opozita e re të kishte dhe  kandidatë për të qenë në zgjedhje. Nga pikpamja formale të mos shkelnim të drejtën e konventës për të drejtat e njeriut.”- u shpreh Meta.