Finalizohet vendimi, ja data zyrtare kur Ilir Meta dorëzon ‘çelësat’ e Presidencës

Deputeti i Rilindjes, Alked Hyseni, në mbledhjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Ilir Metës theksoi se duhet të ndodhë para festave të 28-29 Nëntorit. Mesa duket, shkarkimi i Presidentit nuk do të shtyhet, madje mund të ndodhë shumë shpejt.

“Nuk do të thotë që ne të shtyjmë me dy muaj afatin e komisionit dhe të nxjerrim konkluzionet në dhjetor, pasi shqiptarët presin vendimin tonë para festave të mëdha të Nëntorit”, tha Hyseni.