Fituan lotarinë kombëtare, por i gjeti më e k.eqja

Fituan llotarine por nuk behet fjale te marrin parate. Jua themi ne pse.

Lotaria Camelot beson se Mark Goodram, 36 vjeç dhe Jon-Ross Watson, 31 vjeç, blenë me një kartë debiti të v.j.edhur biletën fituese të 4 milionë dollarëve.

Një hetim zhvilluar nga Lotaria Kombëtare pasi bosët u bënë dyshues për dy fituesit, gjeti se asnjë prej tyre nuk kishte një llogari bankare.

Ata thanë se karta që përdorën i përkiste një miku të quajtur Xhon, por ‘Xhoni’ nuk gjendej gjëkundi, sipas The Sun.

Tani bosët e lotarisë gërvishtëse kanë refuzuar të paguajnë fituesit nga Boltoni, ndërsa po kryejnë hetimet. Të dy fituesit ata janë shfaqur më herët në listat më të kërkuarve të Boltoni gjatë viteve të fundit për krime në qytet. Watson dyshohet se është i përfshirë në veprën e mashtrimit bankar.