‘Flirtoj me meshkujt online’, kjo femër nuk përmbahet, e bën me dy njëherësh që pas…

 “Ti dukesh fiks si im shoq i ndjerë!”

Ky ishte mesazhi i parë që dërgova teksa përpiqesha të futesha sërish në botën e takimeve online. Nga ana ime, ai mesazh ishte i sinqertë dhe falë Zotit, ai e përballoi mirë.

“S’di si të të përgjigjem!”- më tha dhe më pas më pyeti se si jam.

Ishte pyetje me vend. Kishin kaluar vetëm 4 muaj që nga vdekja e papritur e tim shoqi, i cili humbi jetën teksa vraponte në një maratone, ku unë mezi po e prisja të arrinte drejt finishit. Nëse do t’i përgjigjesha me sinqeritet, do t’i thoja se jam zemërthyer, e shkatërruar, e humbur. Isha kaq shumë e dëshpëruar dhe në dhimbje, sa i mbushja mendjen vetes se shpëtimi im do të ishin takimet e reja.

Unë dhe im shoq u takuam në universitet. U bëmë shumë shpejt shokë të mirë dhe pas shumë këmbënguljesh nga ana e tij, vendosa t’ja pranoja ftesën për të dalë. Ishte vendimi më i mirë që kisha marrë në jetë. U martuam kur ishim 23 vjeç, adoptuam një qenush dhe ndërruam bashkë disa shtëpi dhe shtete. E mbështesnim njëri tjetrin në çdo ëndërr dhe qëllim.  Imagjinoja se si do të plakeshim bashkë, por kurrë nuk imagjinova se do të mbetesha e ve në moshën 31-vjeçare.

As nuk e kam menduar se pas 11 vitesh do të më duhej të hyja sërish në botën e takimeve. Mendoja se im shoq ishte takimi im i parë dhe i fundit.

Flirtet online thjesht bënë të dukej sikur po merrja veten nga dhimbja. Por, s’e fshihja dot për shumë gjatë. Do të qeshja vetëm njëherë gjatë mbrëmjes për të qarë gjithë natën tjetër duke menduar se sa e pashpresë është jeta ime tani që ai iku. Ndonjëherë qaja dhe me miqtë e mi, të cilët më mbështesnin, por shumicën e kohës, qaja vetëm.

Që thoni ju, gjërat nuk ecën me atë që i ngjante tim shoqi. Gruaja e tij kishte vdekur gjithashtu një muaj para tim shoqi dhe mes nesh kishte shumë dhimbje. Dolëm disa herë, por s’funksionoi.

E vërteta është se unë nuk investoja emocionalisht në takimet e mia. Isha shumë zemërthyer për ta bërë këtë.  I kisha thënë vetes se asnjë prej këtyre burrave që do të takoja, s’do të krahasohej me tim shoq dhe se asnjëherë tjetër s’do të isha e lumtur.

Pastaj takova atë, Billy-n.

Unë dhe ai u takuam gjatë një fjalimi që unë po mbaja (që fliste rreth humbjes së tim shoqi). Ai po luante muzikë aty dhe më pas, mes miqsh të përbashkët u bëmë shokë në rrjetet sociale. Ndërkohë që bashkëshorti im bënte një vit që kishte vdekur, Billy po mbushte disa muaj i divorcuar.

Teksa përballeshim me humbjet tona personale, e ndanim dhe me njëri tjetrin. Nisëm të komentonim postimet e njëri tjetrit në Instagram dhe pa kuptuar gjërat shkuan deri aty sa vendosëm të dalim për një kafe. Kafja u kthye në një shëtitje të gjatë, pastaj një tjetër takim , pastaj një puthje dhe…

I morëm gjërat me ngadalë dhe teksa marrëdhënia jonë forcohej, u detyruam të përballeshim me një të vërtetë të vështirë: T’i hapnim zemrat dikujt tjetër do të thoshte të hapnim vetes mundësinë për të humbur sërish dikë.

Unë dhe ai kemi 1 vit që jemi bashkë. Ne jetojmë bashkë, në shtëpinë ku unë dhe im shoq rrinim dikur dhe çdo ditë mësojmë se ç’do të thotë të duash dikë që ka dashur më parë çmendurisht dikë tjetër. Ndonëse dhimbja e tij ishte ndryshe nga e imja, sigurisht. Njësoj si unë, ai vinte nga një e shkuar plot me premtime dhe një e ardhme që s’u bë kurrë.

Tani ëndërrojmë për një të ardhme bashkë. Të dy e dimë që shumë gjëra nuk shkojnë sipas planeve, por dashuria ka një mënyrë kaq interesante për të ta dyfishuar gëzimin e jetës, edhe kur ajo s’është e garantuar.

Të lidhesh kur je e ve nuk është e thjeshtë. Është njësoj sikur të jesh e lidhur me 2 njerëz njëkohësisht: me burrin tim të vdekur dhe me të dashurin tim. Ka momente në të cilat ndihem tmerrësisht pa fat: që u martova me një burrë të mrekullueshëm, i cili vdiq kaq i ri. Së fundmi, po ndihem fatlume sepse pata shansin ta jetoj dhe njëherë gjithë këtë!