FOTO/ Mësuesja i kërkon 200 euro, shkodrani i jep përgjigjen epike

Legjendat me mësuesit që kërkojnë lek nuk janë zbehur ende në vendin tonë, e me siguri u ka ndodhur që së paku njëherë të hasni në një fenomen të tillë.

Por e sigurt është që nuk u ka ndodhur që pas 7 vitesh pasi jeni shkëputur nga shkolla një mësuese t’u kërkojë para.

Epo, kjo i ka ndodhur një të riu nga Shkodra, ku mësuesja e 9-vjeçares i ka kërkuar 200 euro borxh, por djali nuk ja ka lënë mangët me përgjigjen duke ia kujtuar të gjitha lekët që kishin dhënë me premtimin që do ktheheshin.

I riu ka shkruar për JOQ.al:
Përshëndetje JOQ! Unë ka rreth 7 vite që kam ndërpre marrëdhënien me shkollën dhe kjo që më ka shkruar është mësuese nga 9-vjeçarja “Haxhi Hajdari. Gjithmonë na kërkonte lekë për investime që gjoja bëheshin në shkollë, tani edhe sot.”

Pasi ish-mësuesja i kërkon 200 euroshin, djali i shkruan:
“Ta kena pa dhan ne te shkolla nga 500 lekë për me ble 1 magnetofon, si na pate than me a mësimin e hala nuk na i ke dhan. Nëse me jep edhe 500 lekshin unë jam dakord që t’i nis edhe 200 euro.” JOQ