Frika nga vota e zgjedhjeve zgjon institucionet në Shkodër, kush po kujtohet se punët i kanë lënë rrugës

Kur po afrojnë zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019 dhe mbylli 2018-en me dy apo tre investime sporadike, drejtoria e ujitjes dhe kullimit në Lezhë nis të zgjohet nga gjumi. Ky institucion kujtohet se ka në varësi edhe Shkodrën, zonën me riskun më të lartë të përmbytjeve si pasojë e lumenjve dhe shkarkimeve nga hidrocentralet.

Shkatërrimi që pak muaj më parë bëri evident shkodraneës, që po pësonte pikërisht një nga argjinaturat më të rëndësishme të zonës së Nënshkodrës, ajo e lumit Buna në Pentar – Luarëz, duket se do të gëzojë një investim mëse të domosdoshëm. Alarmi i ngritur prej nesh ka shkuar në fund tek veshët e drejtuesve të kësaj drejtorie dhe punonjësve të varësisë që i paguan në Shkodër, që kanë hapur më në fund tenderin me vlerë 106 milion e 366 mijë e 183 lekë për rehabilitimin e kësaj argjinature.

Do të jetë një investim që pritet të nisë diku nga pranvera e këtij viti me kalimin e reshjeve të shiut dhe kushteve të papërshtatshme atmosferike, për të përfunduar në vjeshtë. Ajo do të forcohet nga dëmtimet dhe çarjet që ka pësuar, ku në zona të caktuara rrezikon të marrë përpara edhe shtëpitë e fshatrave përreth, për shkak se vërshimi i madh i ujërave në pika të caktuara ka bërë që në vitet 2010 – 2011, ajo të përmbysë zonën në nivelin deri në 3 metra.

Matjet e bëra në zonë tregojnë se ky dëmtim i viteve të fundit është serioz dhe prandaj ishte mëse emergjente venia dorë. Por kjo drejtori duhet të kujtohet që të mos lërë jashtë vëmendjes edhe disa zona të tjera në Shkodër, si Darragjati apo zona e Kuçit, ku edhe atje dhjetra hektarë tokë janë në rrezik nga erozioni, pa përfshirë shtëpitë e banimit. Gjatë vitit 2018 ishte minimale ndërhyrjet, që konkretizuan më së shumti me meremetime të lehta sesa ndërhyrje me themel që shmangin përmbytjet dhe nuk rrezikojnë jetën e dhjetra e dhjetra familjeve. Argjinatura e Pentar – Luarzit mbron zonën e Dajçit, Velipojës por edhe një pjesë të fshatrave të Lezhës.

Lexo edhe: