“Ftesë për synetllëk”, frikë nga protesta surprizë, çfarë po bëjnë të rinjtë demokratë të paralamenti

Të rinjtë demokrate kanë shpalosur një mori parrullash para Parlamentit të Shqipërisë ndërsa godina është rrethuar nga policët, masë nga kjo protestë surprisë e opozitës. “Ftesë për synetllik” thonë të rinjtë duke renditur emrat e deputetëve të rinj dhe Kryeministrit Rama në këtë festë sipas tyre ndërsa shkruajnë se dhurata janë  me cmimin nga 300 euro e lart.

Pavarësisht se kreu i PD-së Lulzim Basha ka parashikuar që të mbajë një takim me qytetarët në Dibër, te Kuvendi dhjetra policë janë vendosur në ambientet e jashtme të godinës, në pritje të ndonjë surprise për socialistët. Në Kuvend pritet që të betohen sot dhe 7 deputetë të rinj, duke krijuar kështu opozitën e re me rrjedhjet nga listat e PD-së dhe të LSI-së.