Fundi pas 16 vitesh i martesës së Arbana Osmanit e jeta e re me shkodranin, moderatorja bën dedikimin e veçantë: Unazën…

Arbana Osmani i dha fund martesës se saj prej 16 vitesh Ardit Keron, me profesion financier, me të cilin ka dhe një djalë.

Po prej disa kohësh ajo është tejet e lumtur dhe sipas burimeve të afërta me çiftin, është konfirmuar lidhja e dashurisë me Eduard Grishajn.

Kanë qenë edhe vetë ata të cilat vazhdimisht kanë nisur të postojnë foto së bashku, ndërsa ndodheshin me pushime, por edhe nga jeta e përditshme në Tiranë.

Së fundmi Arbana e ka uruar publikisht Eduardin për filmin e realizuar prej tij, ndërsa shkruan se është shumë e lumtur për të.

Sakaq, një koment që tërheq vëmendjen është komenti i mikeshës së ngushtë të Arbanës, Xhemi Shehut e cila i e pyet se ku e ka unazën.