“Furtunë” në administratën shqiptare, pushohen nga puna 600 punonjës

Një “furtunë të vërtetë ka shkaktuar platforma bashkëqeverisëse në radhët e punonjësve të administratës publike. Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se janë pushuar nga puna rreth 600 punonjës, pasi nuk kanë ofruar shërbim e duhur te qytetarët.

Në takimin e përjavshëm me qytetarët që kanë gjetur zgjidhje më anë të portalit “Shqipëria që duam.al”, Rama ka thënë se janë raportuar shumë raste nga qytetarët, të cilët nuk kanë marrë zgjidhje për problemin e tyre, por mbi të gjitha ka pasur edhe një sjellje aspak të hijshme nga ana e punonjësve që janë në vijën e parë të shërbimit.

Janë 600 individ, nga punonjës deri tek drejtues që janë pushuar nga puna se nuk kanë qenë të denjë në shërbimin e qytetarëve. Edhe nga konstatimet tona në bazë të rezultateve të punës së matshme, nga raportet dhe ankesat, por edhe marrja e perceptimit të qytetarëve, ka një perceptim që ndjehet tek shërbimet publike. Miku i famshëm që ishte ilaç tradicional për problemet në shtet, sot ka jo vetëm pamjen, por edhe trajtën e qeverisë. Qeveria miku më i madh i çdo qytetari”,ka deklaruar kreu i qeverisë.