Futbollisti shp.ërthen në lot në mes të emisionit, prezantuesi i nxjerr videon, ai flet për herë të parë: Nuk e prisja, një ditë isha…

Cristiano Ronaldo nuk mundi t’i përmbante lotët pasi pa një video të babait të tij, i cili ka ndërruar jetë, duke shprehur krenarinë për të birin dhe arritjet e tij. Gjatë një interviste me gazetarin britanik Piers Morgan, sulmuesi i Juventus pa një video ku babai i tij, Jose Dinis Aveiro, po fliste për të, para nisjes së Kampionatit Europian të vitit 2004.

Aveiro, një ish-ushtar i alkoolizuar, vdiq një vit më vonë në moshën 52-vjeçare për shkak të problemeve me mëlçinë, duke mos pasur mundësi të ndiqte karrierën përrallore të djalit të tij. i mbushur me lot pasi pa pamjet, portugezi tha: “Nuk e kisha parë kurrë këtë video, e pabesueshme”.

“Nuk e prisja të qaja. Nuk e di ku i keni gjetur këto pamje, por duhet t’ia tregoj familjes sime këto”, thotë gjithashtu Ronaldo, gjatë intervistës. “Nuk e kam njohur kurrë plotësisht tim atë. Ai ishte i alkoolizuar. Nuk kemi bërë kurrë një bisedë normale, ishte shumë e vështirë”. Ronaldo tha se pjesëmarrja në luftërat e Portugalisë në Mozambik dhe Angola, kishte lënë shenjë tek ai. “Të gjithë arritën të shihnin që unë u bëra numri 1, fitoret dhe trofetë që unë fitova, përveç atij.

CR7 foli gjithashtu edhe për akuzat e ngritura ndaj tij për përdhunimin e një vajze, duke thënë se ishte vënë tej mase në siklet para të dashurës së tij Georgina dhe fëmijëve. “Një ditë isha në shtëpi me familjen dhe doli lajmi që Cristiano Ronaldo akuzohet për këtë gjë. Ndërkohë që fëmijët po zbrisnin shkallët për të ardhur pranë meje ndërrova kanal sepse u ndjeva keq”, tha portugezi. Muajin e kaluar, akuzat ndaj Ronaldos ranë, pasi hetuesit në Las Vegas thanë që nuk kishte prova të mjaftueshme.

Në intervistë, Ronaldo zbulon gjithashtu planet për t’u martuar një ditë me të dashurën, Georgina Rodriguez: “Më ka ndihmuar shumë, sigurisht që jam i dashuruar me të. Do të martohemi një ditë, kjo është e sigurt”.

Videon e gjeni te linku i mëposhtëm:

“>http://

Lexo edhe: