Gazetarja shqiptare bie nga mushka, hipi për të bërë një filmim

Gazetarja shqiptare Ilnisa Agolli, e njohur dhe si mbesa e shkrimitarit Dritëro Agolli ka befasuar mbrëmjen e sotme në emisionin e Bieta Sulos.

Ilnisa tregoi se kishte shkuar në Malëshove për një reportazh dhe kishte parë një mushkë aty pranë.

Për të realizuar një stand up ajo kishte vendosur t’i hipte mushkës, por më vonë ishte rrëzuar.

Ilnisa i shkriu të gjithë së qeshuri, teksa tregoi këtë detaj në emision.