Gazetarja shqiptare humb njeriun e shtrenjtë: E nisa ditën me të qeshura të mëdha, por pak minuta…

Një ngjarje e trishtë i ka ndodhur gazetares dhe këngëtares së njohur shqiptare, e cila ka humbur një nga njerëzit më të shtrenjtë të saj.

Në një postim në rrjetet sociale, Julka Gramo ka rrëfyer se ka humbur papritur të atin, e ndërsa si për ironi të fatit ajo thotë se e nisi ditën me të qeshura, kur vetëm pak minuta më pas mori lajmin e kobshëm.

“Sa ironike…Sot e nisa ditën me të qeshura të mëdha me një video të Ellen DeGeneres dhe ju urova një ditë plot buzëqeshje, pa e ditur se disa minuta më vonë dita ime do të merrte një kthesë 360 gradë… Sot humba babain tim… Sigurisht nuk qeshja dot si Ellen, por buzëqeshja kur shihja se sa kujtime të bukura dhe sa shumë respekt e dashuri kishin të gjithë njerëzit për të…Jam krenare për njeriun e fortë, të dashur, punëtor, të palodhur e të sakrificave që ishte, la shtëpinë plot me dashuri…ndihem me fat për të gjithë familjen dhe miqtë që na u gjendën pranë në këtë ditë të vështirë… ‘Të jetosh në zemrat që ne lëmë pas nuk do të thotë të vdesësh’”, ka shkruar Julka.