Gazetarja shqiptare zbulon gjestin prekës të të dashurit pas termetit: Edhe pse me ekonomi mesatare…

Moderatora Dajana Shabani është shumë e komentuar në media. Së fundmi, ajo ka bërë të ditur nismën e partnerit të saj, Kamer Malokut.

Ky i fundit është ngjitur këtë herë në ring për një qëllim.

Të gjitha biletat që janë blerë nga ndeshja e boksit, do t’i dhurojë për të prekurit nga tërmeti. Këtë e ka bërë të ditur Dajana, e cila ka promovuar kauzën e mirë të partnerit të saj.

Ajo shkruan se ai ndonëse bën një jetë normale, ka dhuruar për këtë fatkeqësi. “Zemra ime, dhe pse me një jetë shumë normale (mesatare ekonomikisht), ai nuk nguron të bëjë një ndeshje në mbështetje të Shqipërisë, duke dhuruar për fatkeqsinë që kaplooi vendin!

Suksese në ndeshjen tënde, nesër në Frankfurt! Shqipëria është me ty!”, shkruan Dajana.