I ra tavolinës me grusht, me kë u nxeh ministri Cakaj në mbledhjen e sotme?

Ministri i deleguar i Jashtëm, Gent Cakaj, ka zhvilluar një takim mëngjesin e sotëm me gazetarët, por siç duket situata ka dalë nga kontrolli. Pasi ka pasur sherr mes ministrit në detyrë Gent Cakaj dhe këshilltarit të tij .

Fillimisht u raportua se ishte një debat me shefin e Kabinetit, por burime nga Ministria e Jashtme kanë bërë të ditur se Cakaj është përplasur me një nga këshilltarët e tij.

Bëhet fjalë për Julian Zylajn, këshilltar i Cakaj, e me moshë të njëjtë.

‘Boll se flas unë, jam unë këtu, pastaj fol ti’, i ka thënë Cakaj këshilltarit të tij Zylaj dhe më pas ministri në detyrë i ka rënë tavolinës me grusht, për të treguar se kush është shefi.