“Gjakderdhje, nofull të thyer, mëlçi e dëmtuar”, historia dr.ithëruese e 23-vjeçares: Mendova se kisha bërë ak.sident

Një vajzë e cila u dhu.nua ba.r.barisht nga ish-i dashuri i saj xheloz, kur rifitoi ndjenjat mendoi se kishte pësuar ak.sident. Britney Bashforth lu.f.toi me vd.ekjen për 4 javë në koma në spital, pasi u su.lmua ba.r.barisht në shtëpinë e saj në Sheffield, nga Shaka Williams.

Përpara se ish-i dashuri i 23-vjeçares të dënohej, në gjykatë u zbulua se e reja mbante mend vetëm që ishte zgjuar me shumë dhimbje, duke pyetur se çfarë i kishte ndodhur. “Mendimi i saj i parë ishte që kishte bërë aksident me makinë, aq të rënda ishin plagët e saj”.

Si pasojë e dhunës barbare, 23-vjeçarja thuajse nuk njihej, ndërsa kishte gjakderdhje të brendshme, nofull të thyer, fraktura në fytyrë dhe një mëlçi të dëmtuar.

Nënë e një fëmije, në një deklaratë Britney tha: “Shaka Ëilliams gati sa nuk më vrau, jam me fat që jam gjallë. Kam jetuar në këtë lidhje të dhunshme për 2 vjet dhe sulmi i fundit i Shakas ishte më i tmerrshmi”.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja “The Sun“, ngjarja në fjalë ndodhi në Prill. 23-vjeçarja kishte pasur njerëz të ftuar për darkë, përpara se të shkonte për të fjetur. Williams shkoi në shtëpinë e saj në 3 të natës. Ata nisën të debatonin fillimisht për një paketë cigaresh që ai kishte gjetur në shtëpi, më pas ai nisi ta godiste.

Britney u gjet pa ndjenja dhe e shpërfytyruar nga një i afërm. Gjykata e shpalli Williams fajtor dhe u dënua me 9 vjet e 10 muaj burg.