Gjendet pa jetë në apartament aktorja e njohur

Aktorja dhe ish-kryetarja e komunës së Kisella Vodës, Biljana Beliçanec-Aleksiç, është gjetur sot e pajetë në një apartament në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Lajmi raportohet nga mediat vendase, të cilat nuk japin detaje për shkaqet.

84a4fcd4 1a4c 47ff Ae2b 4bcf6629f758 300x213

Ministria e Brendshme ka konfirmuar rastin për mediat, ndërsa është shprehur se grupi hetimor ndodhet në vendin ku u gjet e pajetë ish-kryetarja e Komunës dhe po punon intensivisht për zbardhjen e rrethanave.