Gjermani vjen në Shqipëri, por ajo që i ndodh do e mbajë mend gjithë jetën

Prangoset një gjerman në Kapshticë.

36-vjeçari ishte i dënuar në Gjermani me 6 vjet heqje lirie, ndaj edhe ka përfunduar në prangat e autoriteteve shqiptare. Në një njoftim për mediat, policia thotë se 36-vjeçari me iniciale D. P., i lindur në Gjermani dhe me banim në Greqi u kap në hyrje të pikës së kalimit kufitar në Kapshticë.

Arr*stimi i tij u bë me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë, pasi rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ai mësohet se është dënuar me burg nga gjykata e Hambugut për veprën penale “Kr.ime që lidhen me dro.gën”.

“Nga ana e shërbimeve të Policisë Kufitare të Kapshticës, këtij shtetasi i janë konstatuar edhe disa pajisje elektronike të cilat ky i fundit nuk i kishte deklaruar në kufi me qëllim shmangien e detyrimeve doganore. Ndaj tij, specialistët e seksionit për Krimin Ekonomik referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë për pajisjet e padeklaruara në kufi, si dhe u bë ar*estimi provizor me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë”, thotë policia në një njoftim për mediat.

Lexo edhe: