Gjykata jep lajmin bombë, Saimir Tahiri i nx.ehur, ngre zërin: Jam i pafajshëm….por tashmë s’ka shpëtim…

Vijon seanca në Gjykatën e Kr.i.meve të Rë.nda për Saimir Tahirin në gjykatë. Fjalën e ka marrë vetë Tahiri, i cili po jep sërish argumente me tone të larta e të acaruara në lidhje me ak.uzat. Tahiri mësohet të jetë shprehur para Gjykatës: Jam shpallur i pafajshëm në Itali.

Gjykata rrëzon provat e cituara nga Tahiri

Gjykata ka kontestuar disa nga provat e përmendura në seancën e kaluar nga Saimir Tahiri. Më konkretisht emaili dërguar prokurorit Dritan Prençi, shkresat e dërguara në drejtim të ish Ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe regjistri i hyrje daljeve në Ministrinë e Brendshme.

Sipas gjykatës, këto nuk janë pjesë e dosjes. Në referimin e Saimir Tahirit, ai shprehet se asnjërën prej tyre nuk e ka depozituar për provë, por e ka parë të arsyeshme që ti përmend pasi ato tregojnë për personalitetin e tij.

Çfarë deklaroi ish ministri në seancë

“Besoj se emaili i refereimit të veprës penale dërguar në prokurori nuk është administruar nga kjo e fundit. Unë  nuk i kam kërkuar si prova, as shkresat që i kam dërguar për zonjën Kodheli nuk i kam kërkuar si prova.

Nuk e di nëse libri i hyrjeve dhe daljeve në ministri është apo jo në dosjen e prokurorisë. Unë kam prova që dihet botërisht dhe fizikisht. I kam cilësuar këto materiale pasi tregojnë personalitetin tim, me të cilin kam ushtruar detyrën”, është shprehur Tahiri.