Gra më fëmijë në krahë morën rrugën për tu larguar nga Shqipëria, por sot 21 prej tyre përfundojnë në…ah fëmijët e gjorë…

Shqipëria vijon të jetë pikë tranziti për emigrantët që vijnë nga vendet e Lindjes kryesisht më destinacion shtetet e Europës Perëndimore.

Burime bëjnë me dije se në doganën e Kapshticës janë ndaluar paraditen e kësaj të enjtje 21 emigrantë në fshatin Trestenik, mes tyre gra dhe fëmijë.

Ndërkohë mësohet gjithashtu se 13 prej të ndaluarve janë të të njëjtës familje ndërsa origjina e tyre është nga Maroku, Siria dhe Iraku.

Gjatë muajit shtator ka pasur dyndje të hyrjes së refugjatëve kryesisht në dy fshatrat kufitar, atij të  Trestenik dhe Vernik.