E rëndë/ Hidhet nga kati i 4 i pallatit, humb jetën 39-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë këtë të premte.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:27 në rrugën “Haki Stërmilli”, ku viktima, 39-vjeçarja me inicialet M.H., është hedhur nga kati i katërt i pallatit, ku si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur edhe jetën.

Nuk dihen ende shkaqet që e detyruan 39-vjeçaren të ndërmerrte këtë veprim, ndërsa poilcia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë:

Tiranë

Rreth orës 13:27 në rrugën “Haki Stërmilli” dyshohet të jetë vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit shtetasia M. H., 39 vjeçe e cila si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.