Gruaja në hall të madh: Fqinjët e bëjnë para syve të mi, nuk di çfarë të bëj!

Çfarë do të bënit sikur të hapnit perden e dritares dhe përballë të shihnit fqinjët tuaj që dëfrehen në një marrëdhënie intime?

Këtë pyetje ka shtruar një grua dhe një nënë në rrjetin social “Mumsnet”.

Ajo ka treguar se nga dritarja e xhamit të saj ka parë një çift të ri teksa kryenin marrëdhënie në banjon e banesës së tyre përballë. Gruaja, tregon se ka një fëmijë 8 vjeç dhe ka frikë se edhe ai do shikojë skenën e papërshtatshme. Kështu, ajo shtroi pyetjen ne rrjetin social duke kërkuar një mendim.

Sugjerimet në fakt kanë qenë të ndryshme. Disa i thoshin që ti linte të qetë fqinjët. Të tjerë sugjeruan që ti takonte e t’ua thoshte shqetësimin, ndërsa të tjerë shkruan se duhet ti fuste një letër anonime nën derën e fqinje, ku ti shpjegonte situatën. /Shkodranews/