Habit Ana Lika: Kur jam me ‘ato’ ha…

Ana Lika është një ndër femrat më të lakuara të showbizz-it. Aktorja shpesh tërheq vëmendjen pasi njihet për karakterin e saj pa komplekse dhe flet pa dorashka.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe së fundmi. Ana ishte e ftuar në emisionin radionfonik ‘MCN Urgenca’ dhe moderatori e pyeti se kur ka qarë për herë të fundit.

Aktorja iu përgjigj se kishte qarë disa ditë më parë pasi i ishte irrituar fytyra. “Thashë mos ishe me ato se femrat kur janë me ato qajnë”, i tha moderatori.

Ndërsa Ana i dha përgjigjen e paparitur. “Jo kur jam me ato unë ha çdo gjë. Ha çfarë më del përpara. Mikrofonat njëherë i kam shumë qejf”, tha ajo duke qeshur.