‘Hajde piktura me 3500 euro’. Ramës i publikojnë listat me çmimet e çmendura, ja pikturat nga më e lira te më e shtrenjta…

Kryeministri i Shqipërisë mburret me artin e tij dhe hap ekspozita në vendet evropaine. Ditën e djeshme, ai madje i dorëzoi një botim me përmbledhje pikturash, kancelares gjermane, Angela Merkel.

Po sa kushton ‘arti’ i Ramës?

Faqja “Neës Artnet” ka publikuar një listë me pikturat e edicionit “art berlin”. Janë pesë vepra arti që janë renditur nga kjo faqe dhe një prej tyre i përket kryeministrit shqiptar, Edi Rama, e cila shitet për 3500 euro.

Në veprat që ka përzgjedhur “Neës Artnet”, pikturat e tjerat variojnë me një çmim nga 5 mijë euro në 10 mijë euro.