Harbimi për të vjedhur/ Ardian Çela, tender 1.1 miliardë lekë, vetëm për pastrimin e zyrave të OSHEE-Tiranë

Zoti kryeministër, fakti që po publikojmë sot, tregon se edhe ky drejtor i grupit “Xhuxhi”, është njëlloj si Qëndro i rrugëve, si Gradeci i OST, si Iljazaj i Hipotekës Durrës dhe si Agolli i Ulajt që vendose në FSHZH, mbasi zhvatjet që po u bën qytetarëve, me fatura false miliona lekë, me pagesa aforfe e kamatë vonesa fiktive, i tjetërson në tendera absurd, me vlera 10-20 herë më të lartë, se kostoja reale e shërbimeve që kryhen.

Drejtori i OSHEE, Ardian Çela, është njoftuar nga shefat i tij Vangjush Dako e Edi Rama, se do të hiqet nga kjo detyrë, me justifikimin publik, se gjoja do merret me fushatën zgjedhore në Durrës, por në fakt, ashtu si drejtorët e tjerë hajdutë, do hiqet para se “Zëri i Amerikës”, të publikojë skandalet me enegjinë elektrike, që Çela ka bërë në këto 5 vite pushtet, me ish-drejtorin e KESH,. Agron Hetoja e Gjiknurin.

Ndaj dhe ka shtuar ritmin dhe volumin vjedhjeve në OSHEE, duke sajuar tendera absurd, të përshpejtuar, me fond limit 20-30 herë më të lartë, se vlera reale e shërbimeve që kryhen, fakt i provuar edhe me skandalin që po publikojmë.

Sipas vendimit, të shpallur në “Buletini Prokurimit Pubklik” Nr. 5, datë 4 shkurt 2019, njoftohet se OSHEE, ka akorduar fond limit 880 milionë, 154 mijë e 552 lekë të vjetra pa TVSH, ose afro 1.1 miliardë lekë të vjetra me TVSH, për… vetëm për pastrimin e zyrave të drejtorisë së OSHEE dhe Zyrave të Klientit në Tiranë.

NJOFTIM/ OPERATORI I SHPËRNDARJES SË ENERGJISË ELEKTRIKE-TIRANË

Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor: OSHEE sh.a, Bulevardi “Gjergj Fishta”, Ndërtesa Nr. 88, Njësia Administrative Nr.7, 1023, Tiranë, e-mail prokurime@oshee.al. Lloji i procedurës se prokurimit: E Hapur-Sherbime (me mjete elektronike).

3.Numri i referencës së procedurës: NR. REF-05403-01-28-2019. Objekti: “Pastrimi i zyrave të administratës dhe Zyrave të Kujdesit Ndaj Klientit-Tiranë.

Fondi limit: 88,154,552 (tetëdhjetë e tetë milionë e njëqind e pesëdhjetë e katër mijë e pesëqind e pesëdhjetëe dy) lekë pa TVSH.

Kohëzgjatja e kontratës, për ekzekutimin: 36 muaj nga data e nenshkrimit te kontrates. Afati për dorëzimin e ofertave për pjesëmarrje: Data: 21.02.2019, Ora: 14:00.