Harrojeni Gjermaninë! Shqiptarë, ky vend shumë pranë nesh po braktiset nga mjekët. Ka mijëra vende të lira pune

Mjekët janë duke e braktisur Italinë! Mediat italiane kanë ngritur alarmin se 10,000 mjekë tashmë punojnë jashtë vendit. Sipas “Corriere”, dhjetë mijë mjekë kanë lënë Italinë në dhjetë vjet.
Dhe sipas përllogaritjeve, në vitin 2025 Italisë do t’i mungojnë 16,500 specialistë.

Qeveria italiane po punon për të plotësuar vendet vakante. Por për këtë duhet kohë.

Në dhjetë vjet, nga viti 2005 deri në vitin 2015, mbi dhjetë mijë mjekë kanë lënë Italinë për të punuar jashtë vendit. Tetë mijë infermierë u transferuan në të njëjtën periudhë. Të dhënave që janë nxjerrë nga Komisioni Evropian, I bashkohen edhe ato të grupit Consulcesi sipas të cilit çdo vit 1,500 të diplomuar në mjekësi shkojnë për të ndjekur specializimin jashtë vendit.

Dëmi është edhe ekonomik, sepse trajnimi, thonë sindikatat, i kushton shtetit italian 150,000 euro për çdo mjek në veçanti./Përgatiti: Shkodranews