Harrojeni WhatsApp-in dhe Instagramin, Facebook-u merr vendimin drastik

Janë tre aplikacionet më të përdorura, por duket se tashmë Facebook, WhatsApp dhe Instagram do të shkrihen bashkë.

Plani është raportuar fillimisht nga New York Times dhe besohet se është një projekt personal i themeluesit Mark Zuckenberg.

Pasi të ketë përfunduar, shkrirja do të bëjë që një përdorues i Facebook të mund të komunikojë direkt me dikë që ka vetëm një llogari WhatsApp.

Kjo është aktualisht e pamundur pasi aplikacionet nuk kanë një lidhje të përbashkët. Puna për të shkrirë të tre këta elementë ka nisur, raporton New York Times dhe pritet që të përfundojë në fund të këtij viti.