Harrojmë hallet tona dhe merremi me të “komshiut”, ja kë personazh kemi kërkuar me shumë në Google

Po ju, kë personazh keni kërkuar më së shumti në Google?!
Sepse të dhënat e fundit të bëra publike nga vetë motori i kërkimit, siç bëhet çdo vit, zbuluan se personazhi që ishte kërkuar më shumë nga të gjithë ne, ishte Meghan Markle.

Duket se dasma e Dukeshës së Sussex-it i ka bërë të gjithë kuriozë, e kështu kërkimet dhe kanë shkuar më shumë për të.

Demi Lovato është personi i dytë më i kërkuar në botë dhe më i kërkuari në SHBA, Khloé Kardashian është personi i pestë më i kërkuar në botë, Hailey Baldwin renditet e teta, dhe Cardi B e 10-ta.