Hasiani: Kam shkuar në shtrat me vjehrrën, tani jam fejuar me të. Historia që lë pa fjalë

Një histori e pazakontë dhe që të lë pa fjalë është rrëfyer nga një shqiptar, i cili pasi ra në dashuri me vjehrrën e tij, sot është i fejuar me të. Ja historia e rrëfyer për “ShkodraNews”.

“Jeta në ëmigracion të mësoka nga të gjitha djema! Ose më saktë që ‘kurrë të mos thuash kurrë’.

Kisha 6 vite i martuar me një vajzë londineze. E pranoj që ajo më bëri me dokumenta angleze kur erdha nga Hasi, por nuk ishte për të mos u marrë për nuse. E pëlqeja shumë dhe kemi kaluar mirë.

Por dashuri nuk pati kurrë mes nesh dhe kjo u vërtetua me kalimin e viteve.

Një ditë vjehrra ime na erdhi në shtëpi kur isha vetëm. Në fakt sa dola nga dushi dhe po ecja i zhveshur nëpër shtëpi, kur më del përpara vjehrra.

Veç ta shihnit çfarë fytyre bëri ajo kur më pa. Qeshi dhe tha ‘uau’, kurse unë i thashë që më vjen keq, nuk e dija se po vinte. Në fakt s’po dija ç’të thoja.

Pak ditë më vonë, vjehrra erdhi përsëri dhe më pyeti nëse kisha ëndërruar të shkoja me një femër më të madhe në moshë. Tani unë pak si me shaka i thashë po, ‘me ty’. E në sekonda e pamë veten duke u puthur.

E bëmë në shtrat, e mund të them që pata seksin më të mire në jetë. Ajo është 53 vjeçe, kurse unë jam 36 vjeç, i divorcuar me vajzën e saj dhe tani jam fejuar me ish-vjehrren, dashurinë time të vërtetë.

E di që duket çmenduri. Ish-gruaja ime, si vajzë moderne që është, e kuptoi dhe ajo gjithashtu gjeti dikë që e bën të lumtur. Kurse vjehrra ime është kaq e nxehtë dhe unë e dua shumë”, thotë ai./ShkodraNews