Hera e parë te gjinekologu, goca këto gjëra duhet t’i dini patjetër, ndryshe mos u nisni

Nga Zhaklina Lektari-Tabu

Është një takim që i ndodh të gjithë atyre që kanë një vag.inë. Herët apo vonë. Nuk ka një moshë të duhur, ndonëse pjesa më e madhe e vajzave duhet të fillojë të shkojë rreth 12- 13 vjeç, ose pak para se të na nisë cikli menstrual ose infeksionet e para vag.inale: amenorrea, ipermenorrea, kandida ose sekrecione të bardha me aromë të keqe. Shumë të tjera shkojnë te gjinekologu, kur humbin virgj.ërinë dhe zbulojnë që kanë një vag.inë.

Kolegji amerikan i Obstetrikëve dhe Gjinëkologëve, këshillon që vajzat të kenë takimin e parë të gjinekologu midis moshës 13-15 vjeçare, të paktën një herë në vit. Meqë sot ende edukimi sek.sual nuk është pjesë e rëndësishme e shkollimit tradicional, gjinekolgu ngelet burimi i vetëm i sigurt i informacionit, rreth aktit sek.sual. Mikeshat nuk vlejnë.

Menstruacione, se.ks dhe parandalim

Hapi i parë zakonisht është një pyetsor për të ditur nëse ke ciklin e rregullt, nëse je aktive sek.sualisht dhe çfarë metodash mbrojtjeje përdor. Meqë të gjithë e dimë që metoda e tërheqjes nuk vlen, apo nuk është më e sigurta, ky është momenti ku duhet të jemi të sinqertë. Nuk duhet të  kemi turp të themi që kemi siklet kur e vendosim prezervativin, që nuk na pëlqen, që partneri nuk e do apo çdo lloj arsye tjetër. Nëse gjinekologu është i mirë dhe do të dijë të bëj punën, nuk do të gjykojë ose shikoje vëngër por do të këshillojë, dhe do të gjejë më të mirën për ty në bazë të zgjedhjeve të tua.

Tre fazat e vizitës

Kjo është pjesa më e sikletshmë, kur mjeku të thotë të zhvishesh dhe të ulesh te krevati. Ndoshta shumë prej jush kanë parë nëpër filma, që aty futet shikimi i mjekur apo një pajisje metalike e tmerrshme. Prandaj keni turp, siklet, ndiheni si të dhunuara e kshu me rradhë. Është thjeshtë një vizitë mjekësore, dhe vag.ina juaj është si çdo organ tjetër, dora, gjuri, veshi apo syri. Nuk ka arsye për të patur frikë.

Faza 1

Vizita standarte, ajo e bërë me speculum e cila përbëhet nga tre pjesë. Pjesa e parë është vizita e vulvës, pjesës së jashtme e organit femëror, pra buzët, klitorisi dhe hyrja e vag.inës.

Faza 2

Kjo fazë përfshin vizitën vag.inale ose të qafës së mitrës, pra kur gjinekologu të bën të ulesh, të vendosësh këmbët në ato dy pajisje anësore, për të vendosur më pas speculumin – një pincë e madhe metalike me bordurë të rrumbullakosur- që shërben për të hapur hyrjen e vag.inës dhe për të bërë vizitën. Në këtë pikë, por jo gjithmonë, doktori vendos një tampon ose një furçë për të marrë dëshmi nga mukusi i qafës së mitrës, sekrecionet vag.inale ose kampione të vogla qelizash ( ose paptest)

Faza 3

Faza e tretë është vizita me dorë për të studiuar organet riprodhuese. Me një dorë në pjesën e poshtme të barkut, gjinekologu penetron me dy gishtat të dorës tjetër, të veshura me dorezë dhe të lubirfikuara, për t’u siguruar për mirëqënien e mitrës, dhe vezoreve. Ekografia pastaj është një vizitë shumë më e detajuar  e cila kërkon dhe një takim.

Metodat e planifikimit familjar ose konraceptivët

Jo në të gjitha vizitat takohemi me speculumin. Nëse vizita jote ka si qëllim njohjen me metodat më të mira për planifikimin familjar, atëherë prit një tufë me pyetje mbi jetën dhe praktikat e tua sek.suale. Pilula psh kërkon një njeri të rregullt që është shumë i organizuar dhe shumë metodike. Spiralja nuk është ok nëse nuk ke patur fëmijë më herët prandaj mund të ndjesh dhimbje. Unaza, Leokoplasti ? Po, ama vetëm nëse nuk ben sek.s okazional. Tregohu e sinqertë, nëse vëren që mjeku të gjykon atëherë ndërro mjek.

Historia familjare

Përpara së të shkosh në vizitë, përgatitu mbi historikun e grave të familjes tënde. Shumë patologji janë të trashëgueshme, si anemia, diabeti, problemet lidhur me qarkullimim, tumori në gji, pra të gjitha informacione gjenetike që mund të trashëgohen nga mamaja tek e bija. Informohu dhe mundohu të japësh përgjigje të plota në mënyrë që dhe kartela jotë të jetë sa më e plotë. Si çdo mjek tjetër, raporti me gjinekologun duhet të jetë shumë i sinqertë dhe drejtëpërdrejtë. Nëse nuk ndihesh rehat me mjekun që ke ti ose familja jote, mos hezito, nderro mjek ose klinikë.