HISTORIA/ 23 vjeçarja e dashuruar me burrin që askush nuk do ta zgjidhte, ja pse

Një fjalë e urtë popullore thotë se dashuria nuk njeh moshë. E kështu ka rezultuar edhe për një 23-vjeçare nga Filipinet e cila ka lidhur kurorë me një pensionist britanik i cili është plot 48 vite më i madh se ajo.

Ndonëse të gjithë e quajnë nuse e porositur me postë, e reja këmbëngul se ata janë të dashuruar.

Lori fe Dales dhe biznesmeni Thomas Greig, 71-vjeç u njohën nëpërmjet facebook në vitin 2014. Lori thotë se ishte dashuri me shikim të parë, ndonëse pranon se në fillim ishte stepur për shkak të moshës.
“Ne u takuam në Facebook, dhe kjo thjeshtë ndodhi, ishte fati. Herën e parë që pashë atë në Facebook, isha ‘wow ai mund të jetë i vjetër’, por ai nuk duket aq i vjetër sa mund të mendoni. Për ne, mosha është vetëm një numër, kjo është një çështje e mendjes, nëse nuk e ke problem, nuk ka rëndësi.”, tha Lorie.