Historia e 33-vjeçares: U martova me burrin që doja, por tani zbulova tra.dhtinë e tij me…

Kam kontrolluar së fundmi telefonin e bashkëshortit tim dhe duket qartë se ai po më tra.dhton. Ai ka një marrëdhënie jashtëmartesore me një femër, për të cilën thotë se ishte vetëm një mike e mirë.

Kështu e nis letrën një 33-vjeçare drejtuar Deidre të “The Sun”:

Mesazhet dukeshin se ishin dashurie, ata flasin për këngën “e tyre” dhe ishte e qartë se kishte qenë shumë intensive – fizikisht dhe emocionalisht.

Madje ndjenjat e tyre për njëri-tjetrin kalojnë më shumë se një dekadë, e për këtë gjë nuk kam dyshuar asnjëherë.

Në momentin që dëshironim që të bënim fëmijë, kuptuam se ai ishte steril. Që nga ai moment, marrëdhënia e vështirë seksuale u bë e pakuptimtë për mua.

Ndërkohë bashkëshorti im dilte me këtë shoqen për drekë derisa burri i saj e ndaloi atë. Ai dyshoi se diçka po ndodhte.

Por burri mua më siguroi se nuk ishte aspak e vërtetë, e duke qenë se unë nuk jam xheloze e pranova atë që më tha ai.

Por kur pashë një mesazh ku shkruhej “më mungon”, nisa të dyshoja. Por edhe pas kësaj ai e mohoi se ka një lidhje me të dhe unë sërish e besova.

Pas disa kohësh burri im e pranoi se ishte i dashuruar me të, por tha se asgjë fizike nuk kishte ndodhur mes tyre dhe ata nuk takoheshin më.

Por tani kam zbuluar se ai takohet sërish me miken e tij, e unë nuk di se çfarë të bëj. Një pjesë e imja e kupton këtë tradhti duke qenë se jeta jonë seksuale nuk ka qenë e mirë.

Ne e duam njëri-tjetrin dhe buri ka dëshirë që ne t’i japim një tjetër shtysë martesës. Unë nuk besoj se kjo grua do të largohet plotësisht, gjithashtu nuk besoj se ata kanë pushuar së bëri seks.

Përgjigja e psikologes:

Mos merr asnjë vendim me shpejtësi. Martesa juaj është përballur me disa probleme, me jetën tuaj seksuale dhe fertilitetin. Tani ju e doni njëri-tjetrin dhe jeni miq të mirë.

Bashkëshorti juaj do që të provoni sërish, por tani duhet t’i vendosesh disa kushte. Ai dhe gruaja  tjetër duhet të të sigurojnë se nuk kanë më asnjë kontakt bashkë dhe se mund të jenë vetëm miq. Gjithashtu rrjetet sociale dhe telefoni i tij duhet të jenë të hapur për ty. Ai duhet të punojë fort që të tregojë se të do vetëm ty dhe asnjë tjetër.