Historia/”I dashuri më bëri atë që burri s’ma bëri kurrë, tani mezi po pres …”

Një nënë e re nga Vlora ka dërguar në redaksinë e Shkodra News letrën e saj, e cila tregon se si ka tradhtuar burrin dhe nuk është penduar.

Letra:

Të dashur lexues unë që po ju shkruaj jam një nënë me dy fëmijë nga një zonë afër Vlorës.

Jam martuar para 7 vjetësh me një djalë nga një zonë vetëm 40 min larg nga zona ku jetoja unë me familjen. Për këtë djalin ndërhyri xhaxhai im. Ai jetonte prej disa vitesh në Greqi me vëllain e tij. Prindërit e mi jetonin në Itali dhe unë jetoja me gjyshen time, por kur u fejova ata erdhën dhe ndenjën për disa muaj deri sa u martova unë, pastaj ikën përsëri tek vëllai im sepse jetonin me atë.

Gjatë kohës që isha e fejuar ai vinte shpesh nga Greqia dhe më trajtonte mirë, por unë nuk isha shumë e entuziazmuar pas kësaj fejese, e kisha marrë më tepër si diçka që duhet ta bëja sa për sy e faqe, sepse më kishte kaluar koha për tu martuar, të paktën kështu e mendonin prindërit e mi dhe fisi, sepse unë as që e kisha ndërmend.

Djali ishte simpatik dhe tërheqës dhe kjo gjë më pëlqente edhe pse në mendjen time nuk ishte diçka shumë e rëndësishme për mua, që duhej me patjetër i bukur. Ime më thoshte gjithmonë që burri duhet patjetër me autoritet dhe i pashëm, që të ketë lezet kur të hyj në derë.

Pasi u martova ngela menjëherë shtatzëne me vajzën e parë  dhe isha akoma në Shqipëri, më erdhi edhe bashkëshorti nga jashtë dhe ndenji rreth një muaj. Unë ndenja me vjehrrën dhe vjehrrin gati për rreth 1 vit. Ai vit ka qenë relativisht i qetë vjehrra ime ishte  lajkatare dhe shumë dinake, unë i vija pas avazit herë pas herë dhe ajo kënaqej me këtë fakt dhe mjafton kjo gjë, për të mos pasur konflikte në familje.

Nuk më kushtonte asgjë që t’i bëja qefin asaj, se sa kisha ndenjur nuk do të rrija me të, them me të sepse vjehrri ishte si “lolo”, ajo as nuk e kishte në hesap fare. Ligjin në atë shtëpi e bënte vjehrra.  Vajza më kishte vajtur gati 1 vjeçe dhe bashkëshorti erdhi në verë për të na marrë të dyjave. Ikëm në Greqi të tre, ku rruga ishte shumë e gjatë dhe pas dy ditësh arritëm në shtëpi.

Ai jetonte në një zonë shumë të bukur dhe turistike në Greqi, ishte mrekullia vetë nuk kisha parë kurrë në jetën time një plazh kaq të bukur sa atje. Relievi ishte i ndërthurur kodrinor dhe bregdetarë, ishte vendi ideal për të jetuar. Njerëzit ishin të dashur dhe miqësorë. Kalonim mirë, burri më kishte premtuar për të marrë patentën dhe për të më blerë makinën, por atë vit ngela shtatzëne me vajzën e dytë dhe nuk e bëra dot kursin e makinës.

Unë nuk punoja isha në shtëpi se kisha dy vajzat dhe merresha me rritjen e tyre derisa të shkonin në çerdhe. Pasi u rritën dhe kishin moshën e duhur për në çerdhe unë kisha mësuar gjuhën dhe vendin dhe dija si të orientohesha e kisha më të lehtë për të kërkuar punë.

Bëra kursin e patentës, e mora pa problem e kisha paksa të lehtë se kisha bërë guida dhe me burrin tim. Ai më kishte mësuar pak a shumë edhe pajisjet e makinës, apo ndërrimet e marshit në ngjitje dhe zbritje.

Parkimin e kisha pak problem por kisha avantazh që nuk ishte vend i mbipopulluar dhe me trafik të madh. Tashmë gocat i kisha rregulluara në çerdhe, burri ishte në punë unë rrija gjithë ditën në punë dhe mërzitesha. Nisa kërkimet me të filluar  një punë dhe e gjeta në një lokal por natën, i thashë edhe burrit dhe pranoi. Fillova punën dhe isha e kënaqur dhe me rrogën gjatë darkës, gocat i çoja te kunata të m’i mbante ajo deri sa të kthehej  burri nga puna.

Ai lokali ku punoja unë edhe me muzikë live afërsisht si buzuk. Në punë më shumë  ishin grek por kishte edhe shqiptar. Gjatë kohës që punoja unë u njoha me një shqiptarë nga një qytet i veriut, afërsisht mosha ime, por ishte i pamartuar, qe beqar.

Më respektonte në radhë të parë si shqiptare dhe më pas si kolege pune, kishin kaluar gati nja 2 muaj pune. E kisha shumë zili që nuk kisha një burrë të tillë. Kisha filluar ta kisha shumë qejf dhe isha shumë gazmore në prani të tij. Shkoja me dëshirë në punë dhe çdo gjë ishte mirë, trembesha pak me veten se kisha filluar të ndjehesha paksa ndryshe.

Nuk e kisha përjetuar atë lloj ndjesie, saqë kisha arritur deri na atë pikë sa për vajzat dhe burrin nuk e vrisja mendjen fare. Ajo që më mundonte ishte mungesa apo koha që nuk shihja djalin shqiptarë.

Ishim afruar shumë me njeri-tjetrin dhe kishim shumë simpati. Ai më bënte komplimente gjithmonë dhe kjo gjë më pëlqente, sepse burri im asnjëherë nuk më kishte shprehur fjalë të bukura dhe të ngrohta, si ai.

Po përjetoja diçka që as në adoleshencën time nuk e kisha përjetuar. Ishte një natë shumë e bukur me hënë dhe ne kishim mbaruar punën ishte ora 3 e mëngjesit dhe do të iknim për në shtëpi ai më shoqëroi deri tek makina ime dhe ndërkohë që po përshëndeteshim ai më puthi në buzë.

Ishte një natë shumë e bukur me hënë dhe ne kishim mbaruar punën ishte ora 3 e mëngjesit dhe do të iknim për në shtëpi ai më shoqëroi deri tek makina ime dhe ndërkohë që po përshëndeteshim ai më puthi në buzë dhe unë ia ktheva. Ishte ndjesi që nuk mund ta përshkruaj me fjalë. Ndjeja flutura në stomak dhe duart dhe trupi më dridhej nga emocionet, ishte diçka shumë e bukur që nuk e kisha përjetuar më kurrë më parë.

As kur burri im më mori virgjërinë, edhe pse ishte një djalë me eksperienca të mjaftueshme dhe mua kjo gjë më mungonte jo se nuk kisha mundësi për ta humbur atë, por sepse një femër kur burri e gjen të virgjër e vlerëson dhe respekton tërë jetën.

Pas asaj puthje që na çoi në qiellin e shtatë, ne u larguam nga aty dhe shkuam buzë detit dhe bëmë dashuri, ku dëshmitarë atë natë ishin vetëm yjet. Ishte e mrekullueshme, bota ishte vetëm e jona. Në ato momente unë kisha harruar që kisha një familje dhe kisha dy vajza.

Isha shumë e lumtur në atë çka po përjetoja. Shkova në shtëpi burrin dhe vajzat i gjeta në gjumë, u futa menjëherë në dush të lahesha për të mos ngelur aroma e tij në trup edhe pse unë dëshiroja ta kisha gjithë natën të ëndërroja atë në gjumë dhe të ndjeja erën e tij.

Kisha rënë marrëzisht në dashuri me atë djalë. Kur u shtriva burri im ndjeu dhe po më përkëdhelte trupin, më puthi pas shpinë. Më tha që mbarove vonë, kishte shumë punë i thashë unë. Përkëdhelja ishte  një sinjal që donte  të bënim dashuri. Jam shumë e lodhur i thashë, unë, dua të fle. Nuk e zgjati dhe më la të flija. Kisha shumë kohë që nuk flija e kënaqur dhe e lumtur me buzën në gaz.

Në mëngjes erdhën gocat tek krevati dhe më zgjuan, kur e mendoja që duhet të çohesha të ushqeja atë dhe të nisja nga punët e shtëpisë më zinte koka. E njëjta gjë çdo ditë. Mezi prisja të vinte darka për të shkuar në punë për të takuar atë, më mungonte. Shkova në punë dhe e takova dhe ai ishte shumë entuziastë por mundoheshim të dy të mos binim në sy që të mos kuptoheshim nga kolegët e punës.

Romanca jonë vazhdoi për një periudhë kohe dhe unë po e shijoja në maksimum këtë gjë. Një herë e jetojmë këtë gjë thosha me vete, nuk do të vijmë prapë dhe të jetojmë një jetë të dytë. Po e ndjeja veten sikur kisha rilindur, dhe mendoja sikur po jetoja një jetë tjetër. Jeta ime ishte bërë si një telenovelë e bukur. Gjithmonë i shihja ato me shumë kureshtje dhe me vëmendje, plot emocion.

Nuk e mendoja kurrë që diçka e bukur edhe pse për një kohë të shkurtër do të ta përjetoja edhe unë. Kjo gjë zgjati nja dy muaj dhe unë kisha ndryshuar shumë sjelljen time me bashkëshortin dhe vajzat e mija i kisha lënë pas dore. Burri im kishte vënë re këtë gjë dhe kishte filluar të dyshonte, unë as që e vrisja mendjen fare. Një ditë dikush më kishte parë mua me atë dhe kishte vajtur dhe i kishte treguar burrit tim, që gruaja jote shoqërohet me një shqiptar që punon tek puna e saj.

Kjo gjë e kishte inatosur shumë bashkëshortin tim dhe shkoi të takonte të dashurin tim. Ai nuk pranoi asnjë gjë. Mua më tha se do të më çonte në Shqipëri me vajzat dhe të merrte prindërit në telefon të vinin nga Italia. Unë nuk ia mohova, i thashë që e doja dhe se nuk mund të jetoja dot pa të. Ai më dha një shuplakë të madhe. Pas një jave më nisi me gocat në Shqipëri tek prindërit e tij.

Unë i thashë që nuk dua t’ia dijë për ty. Gocat do t’i lë të t’i mbajë mamaja jote i thashë, nuk i dua me vete. Unë do të iki tek prindërit e mi dhe ato do t’i lë ty. Ai nuk e priste reagimin tim dhe mbeti i habitur. Kur shkova tek vjehrra ime, ajo ndryshoi gjithë situatën, sepse nuk ia mbante t’i rriste gocat. Ishte mësuar rehat. Unë e kisha marrë vendimin tim dhe isha shumë e vendosur në atë që do të bëja.

Këtë gjë e frikësonte shumë vjehrrën time, po vdisnin frike nga opinioni se si do të reagonte fisi, unë as që doja t’ia dija fare se çfarë mendonin të tjerët. Më erdhi burri nga Greqia dhe vjehrra ime ia mbushi mendjen djalit të saj, sikur nuk kishte ndodhur asnjë gjë.

Kot nuk kanë thënë, “Femra fut shejtanin në shishe” .Çdo gjë u bë në mënyrë perfekte nga ajo. Kot nuk thotë populli, “tre ditë zgjatë çudia, futi dhe një gotë me verë nga mbrapa dhe çdo gjë rregullohet”.

Kam disa muaj në Shqipëri po nuk po më rrihet fare këto, si po i shty këto ditët. Më ka marrë malli të shoh dhe një herë të dashurin tim. Nuk jam bërë aspak pishman që tradhtova burrin tim, të paktën një gjë e bëra në jetë që doja unë, “u dashurova”, se gjithë gjërat e tjera i kam bërë për hir të familjes tim, më pas burri  dhe vajzat.