Historia që nuk dinim, dy aktorët qenkan zënë me gr.ushte për këtë femër…(Foto)

Princeshë Diana ishte shumë e dëshiruar nga meshkujt e njohur të Hollivudit, sipas Elton John.

Këngëtari i njohur ka kujtuar një episod që mbante mend në një festë ku aktorët Richard Gere dhe Sylvester Stallone gati sa nuk u rrahën me gr.ushte për Dianën.

Këngëtari legjendar, 72 vjeç, shkruan në librin e tij “Me” se festa në Londër u mbajt për ish-kreun e Walt Disney Studios, Jeffrey Katzenberg ndërsa John ishte duke punuar për muzikën e Lion King.

” Richard Gere dhe Diana dukeshin shumë në humor me njëri-tjetrin”, shkruan John, duke shpjeguar se në atë kohë, Diana ishte ndarë nga Princi Charles dhe Gere, i kishte dhënë fund marrëdhënies së tij me Cindy Crawford.

Por miqësia e sapo lulëzuar mes princeshës Diana dhe aktorit Richard Gere nuk po i pëlqente aspak aktorit Sylvester Stallone.

“Unë mendoj se ai erdhi në festë me qëllimin e qartë për t’u afruar me Dianën, kur pa se planet e tij u shkatërruan”.

Kur ishte koha për darkë, John kujton se grupi vuri re që mungonin të dy Gere dhe Stallone, dhe partneri i tij aktual David Furnish, i pa ata gati duke u zënë me njëri-tjetrin, me sa duket për të zgjidhur se kush do ta bënte për vete Dianën.

“Pas darkës, Diana dhe Richard Gere rifilluan aty ku e kishin lënë dhe kur Sylvester hyri, bërtiti se “kurrë nuk do të vinte” nëse do ta dinte se “Princi i Kaltër do të ishte këtu”.