Humbi jetën gjatë operacionit në hundë, mesazhet e trishta të miqve për 21 vjecaren

Janë prekëse mesazhet e miqve të 21 vjecares e cila humbi jetën papritur pasi ishte futur në operim për rimodelimin e hundës.

E reja quhej Maria Chiara Mete dhe kishte zgjedhur një klinikë private por thuhet se gjatë ndërhyrjes në sallë, truri i saj ndaloi së funksionuari për shkaqe që nuk janë zbardhur ende.

Sipas mediave, vajza do kryente rimodelimin e hundës, por nuk dihet se çfarë shkoi keq gjatë operacionit.

Pas komplikacioneve, ajo u dërgua në Latina në një tjetër spital, por mjekët i thanë familjarëve se e reja ishte tashmë me “tru të v.d.ekur dhe nuk do të rikuperohej kurrë.”