I hapen dyert si askujt tjetër, kush është “i privilegjuari” që iu fut Voltanës sot në Bashki

Qytetarëve u duhet ta presin me orë e dite të tëra, e në shumë raste e kanë të pamundur ta takojnë, prej 4 vitesh që është në krye të bashkime Shkoder. Por nuk ndodh kështu me të gjithë, e madje me ata që i duhen për ta promovuar, apo që shkëmbejnë favore.

Kjo kategori i ka dyert e hapura ne bashkinë e Voltana Ademit, e madje duke ju hapur dyert e përparme në mënyre te posaçme, pa patur nevojë të sillen nga dera e pasme për ti pare të gjithë.

Mes shumë emrave që ka pritur e përcjellur për çoka, Voltana Ademi këtë te premte të 19 prillit, një pritje të tillë ja ka rezervuar Fahri Balliut, botuesit të gazetës 55, babait të ish deputetit demokrat Klevis Balliu. Nuk dihet arsyeja e kësaj vizite dhe cfarë kanë diskutuar palët, apo cili ka qene interesi i Balliut në bashkinë Shkodër.

Por një gje është e sigurtë, që nga pamja e këtyre fotove te sjella ne redaksinë e shkodraneës, ai mbetet një emër që natyrisht nuk trajtohet si gjithë te tjerët dhe ka privilegjin e Voltana Ademit te hyje nga porta e te zgjedhurve, apo aty ku priten vetëm delegacionet, pasi çdo ditë me perjashtim kur hyn qytetarja e parë e Shkodrës apo ndonjë punonjës i caktuar, ajo derë nuk hapet./shkodranews