I mori jetën një personi dhe lëndoi një tjetër, kapet autori

Një ngjarje e rëndë u shënua mbrëmjen e sotme në Gjakovë.

Një person ekzekutoi një 40-vjeçar dhe la të pla*gosur një tjetër shtetas.

Policia e Gjakovës njofton se ka arrestuar autorin 31 vjeçar.

“Ju njoftojmë se Policia në Gjakovë ka arritur të arrestojë personin e dyshuar e po ashtu ka konfiskuar edhe armën e cila dyshohet se është përdorur për kryerje të veprës penale”, thuhet në njoftim.