I ngulën th.i.kën/ Policia nxjerr detajet për 38-vjeçarin shkodran

Policia ka reaguar pas lajmit për pl.agosjen me th.i.kë të 38-vjeçarit nga Shkodra.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/ Informacion Paraprak

Më datë 12.08.2019, në  lagjen “Mark Lula” Shkodër, pas një konflikti  të çastit për motive të dobëta, është plagosur me thikë shtetasi V.Sh, 38 vjeç banues në Shkodër, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ka bërë identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorëve të dyshuar,  dy vëllezërit  A. M. dhe L. M.,  banues në Shkodër dhe po punohet intensivisht për kapjen e tyre.

Vijon puna për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.