I tregon fansit “by**ën”, Aurela e bën baltë me veprimin e saj

Aurela Gaçe ka marrë një koment negativ nga një ndjekës i saj në “Instagram”.

Teksa ka ndarë me fansat një video nga performanca në skenë, dikush e ka quajtur atë plakë.

“Plakat në aksion”, i shkruan ajo në mesazh për postimin që ka bërë në “Instastory”. E sigurisht që ky mesazh është lexuar nga Aurela, e cila e ka publikuar atë duke i kthyer edhe një përgjigje mjaft të ashpër.

“Në këtë rast, ti e kush mendon si ty, kush fyen, e aq më tepër njerëz që punojnë, ju dërgoj shumë dashuri.”, janë fjalët e Aurelës të shoqëruar me emojin e gishtave të mesit.

“Kiss my fucking hot ass. Apo e do shqip? Më puth b**hën time labe.”, ka përfunduar këngëtarja.