Iku 9 muaj nga Shqipëria dhe bënte jetë aventureske, Mariza Ikonomi kthehet dhe habit: Sa e kam sharë veten

Për gati nëntë muaj, këngëtarja e njohur Mariza Ikonomi ndërmori një aventurë, ku udhëtoi në sisa nga vendet më të bukura të botës dhe dhuronte performanca musical për turistët e huaj.

Mirëpo në gjithë këtë aventurë nuk kishin munguar as momentet e sikletshme për të.

Ajo ka rrëfyer aventurën e gjatë në kroçere, të cilën ajo e cilësoi si një eksperiencë që e ka ndihmuar për të zbuluar më mirë veten.

“Ka qenë një situatë e sikletshme, ka qenë në herët e para kur unë ende nuk isha mësuar me skenën, sepse duhet të kërceja, të këndoja, të aktroja dhe para se të dilja unë pësoja një ‘blackout’. Më dukej sikur do harroja gjithçka dhe në fakt harrova”, tha ajo duke qeshur.

“Filloi shfaqja, gjithçka po shkonte në rregull dhe unë në një moment e lashë mikrofonin në prapaskenë, me idenë që do ta merrja…e harrova dhe ishte një moment që unë duhet të këndoja. Dola, të gjithë prisnin që unë të këndoja, muzika filloi dhe unë duhet të isha duke kënduar, por ndërkohë nuk kisha mikrofonin dhe kërceva”, tregoi Mariza, duke shtuar më pas se në ato momente e kishte sharë pafund veten.