Iku apo e larguan nga PD, Myslym Murrizi bën deklaratën e papritur

Ai thotë se ka shpresë që Partia Demokratike do të ndryshojë.

‘Gjerat do të ndryshojnë, PD ka nevojë për demokratizim, jo për b.ol.shevizëm.

Hera e parë që ndodh një përjashtim nga partia. Bindjet s’mi tjetërson askush. Besoj se PD ka dy rrugë: E para, të bëhet ashtu siç ka emrin, një forcë politike me një vizion dhe vlerësim të individët sipas kontributeve dhe jo sipas servilizmit’, u shpreh deputeti Myslym Murizi.

Sakaq, i prerë dhe i drejtpërdrejtë ka qenë Murizi kur e ka mohuar largimin e tij nga PD; pavarësisht përjashtimit që kjo forcë politike i ka bërë atij.

“Nuk kam ikur nga PD, disa bolshevik kujtojnë se më kanë larguar. Nuk jam në hasmëri me PD. Pikëpamjet e mia për vendimin ekstrem, pa patur një ide për hapin pasardhës. Kundër edhe vendimit për të mos hyrë në zgjedhje. Jam ngritur në 1990-tën për pluralizëm, nuk mund të ngrihem tani që të sjell monizmin në këtë vend”, u shpreh Murrizi duke shtuar se “Basha është kryetar i PD, jo pronar. Unë jam opozitar me këta që janë në qeveri. Duhet të kishim qenë më të vendosur në shtator të 2017-s”.