Ish banori i BB lirohet nga bu.rgu pas akuzave të rënda, u kërkonte favore se*suale edhe…

Ai kishte nisur emisionin “The one show nga Kika” në një televizion shqiptar, ku rreth vetës kishte mbledhur disa persona të cilët më pas u larguan nga emisioni dhe e paditën atë në Polici. Bëhet fjalë për Kreshnik Husaj i njohur si Kika, ish banor i BB.

Ai është liruar nga bu.rgu në Tiranë, ku po qëndronte pas mbi 30 akuzave që kanë rënduar mbi të për mashtrime dhe kërkim të favoreve sek.suale.

Lirimin e tij e ka konfirmuar vetë Kreshnik Husaj. I pyetur, për akuzat që rëndojnë mbi të dhe për lirimin e tij, ai ka thënë se është liruar më 6 mars dhe se tani është në procedurë gjyqësore për veprën penale evazion fiskal, pasi që, sipas Kikës, vepra penale për mashtrim ka rënë poshtë.

“Të gjitha janë shpifje dhe spekulime nga kushdo që i ka bërë ato, le të mbetën nën përgjegjësin e tyre. Unë jam me ndërgjegje të pastër e në qoftes ka njëri që unë e kam ngacmuar e ftoj publikisht ta thotë atë. Normal që të flasin me fakte për këtë çështje”, ka thënë Kreshnik Husaj për Insajderin, në lidhje me akuzat nga djemtë të cilët e kanë denoncuar atë, pasi që, sipas tyre Kreshnik Husaj, ka kërkuar favore seksuale nga ata në këmbim të vendit të parë për tu bërë mistera të Shqipërisë.

“Unë jam prind dhe zoti më ka bekuar me një vajzë. Deklarata të tilla për favore seksuale, janë të montuara dhe mirë orkestruara për ta dëmtuar imazhin dhe suksesin tim”, ka thënë Husaj.

Ndërkohë, Kreshnik Husaj-Kika, ka treguar se emisioni do të jetë ai i njëjti si nga përmbajtja ashtu edhe nga emërimi “The one show nga Kika”. Po ashtu ka treguar se emisioni do të transmetohet në dy televizione në Kosovë dhe Shqipëri dhe ka mbështetje të fuqishme financiare, por nuk ka treguar se kush e mbështetë.

Rikujtojmë se Kreshnik Husaj, ishte arrestuar nga policia e Tiranës, pas plotë 30 denoncimesh që i ishin bërë atij nga ish-bashkëpunëtorët e emisionit “The one show nga Kika” dhe viktimat e mashtruara.

Kreshnik Husaj, përveç denoncimeve tjera për mashtrime, kishte marrë denoncim edhe nga një grup djemsh të cilët patën deklaruar se ishin paraqitur për të marrë pjesë në një eveniment të quajtur “Mister & Miss Albania Plus” të organizuar nga Kika. Ky i fundit sipas pretendimit të tyre iu ka kërkuar favore seksuale në këmbim të çmimit të parë.

Përveç kësaj, Kreshnik Husaj, dy vite më parë ishte arrestuar nga policia në Pejë. Ndaj tij po ashtu ishte ngritur aktakuzë për prostitucion ku Kika akuzohej se ka detyruar gruan e tij që të kryente prostitucion.