Ish-ministri bën propozimin bo.mbë: T’u bllokohen llogaritë personale dhe të biznesit, ja kujt ia drejton gishtin

Specialisti i ekonomisë, njëherësh ish-ministër i Financave, Arben Malaj, ka reaguar për situatën e tërmetit dhe pasojat që la pas. Ai deklaroi se qeveria nuk ka një strategji të mirë”. Sipas tij, të gjithë pronarët e pallateve të dëmtuara dhe ata që vlerësohen të pabanueshëm duhet të marrin përsipër gjithë kostot, ndërkohë që prokuroria të fillojë menjëherë nga puna.

Statusi i plotë:

Deshire pozitive e qeverise por strategji jo e mire. Cdo shtepi e demtuar duhet te vleresohet vetem nga strukturat ligjore. Firmat ndertuese nuk duhet te nderhyjne ne kete proces. Pronaret te firmave ndertuese te shtepive te shkateruara dhe te demtuara rende duhet tu behet bllokimi i menjehershem i llogarive te biznesit dhe personale dhe tu blllokohet cdo shitje e kompanive apo pasurive personale te patundeshme. Strukturat e pergjegjese evidentojne shkallen e demit, pregatisin preventimin e demtimeve dhe riparimeve potenciale. Kompanite perballojne financimin e kryerjes se punimeve. Vendimet per ngrirjen e llogarive dhe te mos kryerjes se veprimeve te shitjeve te pasurive personale dhe kompanive. Kjo qe ata te mos u largohen apo fshehin burimet financiare duhet ta bej sa me pare prokuroria. Urdheri i saj eshte i detyrueshme si per bankat private por edhe noteret, hipotekat dhe cdo zyre tjeter shteterore. Veproni sa me shpejte, jo ne panik, jo duke krijuar kosto shtese per asnje , por ata qe kane fituar miliona nga keto investime vdekje prurese duhet te paguajne minimalisht kostot financiare. Ne Australi Prokurori i Pergjithshem ka detyre ligjore te verifikoj kontratat e sigurimit te prones publike me kompanite e sigurimeve per te garantuar mbrojtjen e shtetit dhe taksapaguesve te tij.