Ish ministri i PD: Çfarë më tha Berisha për debatin me Ramën

Tani thotë se jeton vetëm si shkrimtar. Nuk ka televizor në shtëpinë e tij, pasi nuk ka durim të dëgjojë debatet televizive. Në emisionin Opinion ish-politikani dhe shkrimtari Besnik Mustafaj ka folur për debatin e famshëm me Edi Ramën dhe atë se çfarë i tha Sali Berisha në atë kohë.

“Kam ndryshuar. Ndryshimi i pamjes nuk është lajmi më i mirë që do doja të thoja unë. Kam ndryshuar dhe në të folurin. Kam qenë dhe më i përmbajtur. E kam pasur shumë të vështirë ti ndërpresë fjalën tjetrit. Me ka ndodhur që të hyjë në emisione dhe të dalë pa folur.

Unë i merrja vetë vendimet dhe Berisha nuk ndërhynte. Vetëm në rastin me debatin me Ramën që Berisha më tha do ishte më mirë të pyesje. Në fakt unë nuk doja të dështonte emisionin. Debatin me Ramën nuk e kam parë,”-ka thënë Mustafaj.