Ishte vetëm 14 vjeç kur pa atë skenë h.o.rror, mamaja z.i.het keq me babain dhe në sy të saj ndërmerr ak.tin e tm.errshëm: Unë bëra sikur…

E bukura dhe e talentuara Charlize Theron është një nga aktoret më të paguara në botë, por historia e jetës së saj duket si një pjesë e marrë nga filmat h.o.rror.

Kur ajo ishte vetëm katërmbëdhjetë vjeç jetonte ende në Afrikën e Jugut, në atë kohë ajo pa se si nëna v.r.au të atin, pas një zë.nke të dalë jashtë kontrollit. Burri ishte i alkoolizuar dhe shpesh shumë i dhu.n.shëm, prej vitesh ai e kishte bërë jetën të pamundur për gruan dhe vajzën e tij.

Shumë herë gjatë karrierës së saj aktorja e ka folur për këtë çështje, duke thënë se prej vitesh është shtirur sikur nuk ka ndodhur asgjë. E çliruar nga akuza ligjore pasi ka vepruar për vetëmbrojtje, nëna e saj ende sot luan një rol të rëndësishëm në jetën e aktores.

Ajo e ka ndihmuar atë që të bëhet një njeri më i mirë dhe më i suksesshëm, duke  e mbështetur në të gjitha sfidat e saj profesionale. Kështu e përshkroi ajo nënën e saj gjatë marrjes së çmimit  Woman in Hollywood:

“Unë kam një nënë të jashtëzakonshme, ajo është burimi më i madh i frymëzimit për mua. Nuk ka bërë kurrë terapi, por mua më ka ndihmuar që të kem një jetë normale. Filozofia e saj në jetë ka qenë e thjeshtë “ Ajo që ndodhi ishte e tmerrshme, por tani duhet të zgjedhësh, ose mëso të notosh ose lëre veten të mbytesh.” Për vite të tëra unë kam bërë sikur nuk kishte ndodhur asgjë.”

Më tej ajo vijon:

“Mendoj që të gjithë ne duhet të gjejmë diçka për t’u mbështetur. Askush nuk lind duke ditur se si përballohet jeta, apo duke ditur se si të marrë vendime të rëndësishme.  Unë kam qenë me fat që kam pasur një nënë të tillë, e cila më ka mësuar që të kem kurajë. Pa të nuk e di se çfarë gruaje do të isha bërë.”