“Ja çfarë i bëj vjehrrës”, Andrra Destani zbulon marrëdhënien me mamanë e Sinanit

Sinan Hoxha dhe Andrra Destani janë padyshim një nga çiftet më të dashur për publikun.

Pavarësisht se janë kujdesur gjithmonë që ta mbajnë të rezervuar jetën private, çifti është përfolur shumë herë në mediat rozë.

Së fundmi, Andrra është pyetur nga fansat, se çfarë marrëdhënie ka ajo me vjehrrën e saj:

“Po ja çfarë i bëj vjehrrës”, shkruan ajo krahas një fotoje, ku mamaja e Sinanit shfaqet duke u argëtuar, duke zbuluar se marrëdhëniet midis tyre janë shumë të mira.