Ja kush janë dy kandidatët për kryetar bashkie në Malësi të Madhe

Ramadan Lika dhe Tonin Marinaj. Kjo pritet te jete perballja elektorale e 30 qershorit 2019 ne bashkine Malesi e Madhe. Vizita e Lulzim Bashes dy dite me pare ne Malesi, ku edhe u takua me strukturat vendore sherbeu per t’iu prezantuar ne menyre konfidenciale emrin e te besuarit te tij per kete post, qe eshte ish kryebashkiaku i Koplikut Ramadan Lika, nje biznesmen i njohur ne zone.

Ai pati disa ftohje te forta me PD ne zgjedhjet qe kaluan ku nuk hezitoi te shfaqe pakenaqesite e tij, por qe tashme duket se jane lene pas dhe ka arritur te binde Bashen se eshte emri me i mire i mundshem per te garuar nen kete sigel me 30 qershor.

Basha sic duket eshte bindur edhe per faktin se ai eshte biznesmen, ka kontakte me njerezit dhe mund te jete nje rival i forte perballe socialisteve qe kane vendosur me shume gjasa te rikandidojne Tonin Marinajn. Lika e ka nisur fushaten prej muajsh ku ka nisur permes fondacionit qe drejton te ndihmoje familjet e varfera dhe te zhvilloje takime me strukturat lokale.

Ai madje per kete ka nisur te ndertoje edhe nje strategji qe te mund te marre sa me shume mbeshtetjen edhe te demokrateve te hatermbetur. Ne gare per kete post perfliteshin 3 emra: Ish deputeti Gjovalin Bzhetaj, ish kryetari bashkise Koplik Ramadan Lika dhe ish kryetari komunes qender Isa Rama. Por a do te arrije Lika kete here te bashkoje demokratet dhe te pakenaqurit ne Malesi te Madhe, kur nje pjese e tyre u veshen mavi nga Tonin Marinaj menjehere pas fitores?

Kjo do te mbetet te shihet sepse pakenaqesite jane te medha ashtu si edhe perçarjet. Harmonia mungon megjithese Basha e ka vulosur emrin e kandidatit dhe tashme duhet pare se si do te perkthehet ne vota ky besim. Beteja mbetet e veshtire pasi Tonin Marinaj do te kerkoje nje mandat te dyte dhe per kete ne loje do te fuse deputetin e zones Paulin Sterkaj i cili ka qene deri me tani benjamini i tij./ShkodraNews