Ja loja e dyfishtë e rektorit Adem Bekteshi, ndryshe me fjalë e ndryshe me vepra përballë studentëve

Ndersa ngujimi i studenteve eshte ne diten e tete, rektori i universitetit “Luigj Gurakuqi” Adem Bekteshi vijon te kerkoje me ngulm lirimin e hapesirave te zaptuara dhe te lejohen studentet e tjere te bejne mesim. Bllokimi sipas tij eshte i paprecedent dhe jo i pranueshem, duke mos nguruar te shkoje vete ne disa mjedise ku protesta vijon, e te kerkoje terheqje te te rinjve.

Por vetebesimi qe ka Ademi ne kete mes ka shkuar me tej, ku ky i fundit me ne fund ka vendosur tu jape pergjigje studenteve per dy kerkesat shtese. E para ajo per zgjedhje te reja ne keshillin studentor eshte rrezuar dhe e dyta per ulje pikekreditesh do te kaloje ne senat.

Por edhe per kete pike ai personalisht eshte kunder dhe mesohet se do ta refuzoje ne mbledhje qe te ndryshoje duke kerkuar edhe mbeshtetjen e kolegeve ne senat. Lidhur me kerkesen e pare per mos zhvillim te zgjedhjeve te reja ne keshillin studentor, Bekteshi nuk ka vonuar te marre frytet ku ne linje me te, te rinjte e unionit dolen kunder vijimit te bojkotit te mesimit.

Madje ata nuk nguruan te grisin letrat e vendosura ne dyert e fakulteteve dhe anulluan permes argumentave boshe votimin nese studentet duan apo jo mesim. Ne gjithe kete loje te nisur qe po shkon permes skemave perçarese rektori Bekteshi ka zgjedhur te beje nje loje te dyfishte, here perkrah studenteve, e here kundra tyre, kete gje duke e shprehur me vendimarrje konkrete.

E hena shenoi pershkallezim te ngujimit dhe protestes dhe pas ketyre dy vendimeve te radhes qe me ne fund vendosi ti beje publike, ai me siguri do te rrise dhe me shume irritimin e te rinjve. Loja me gjasa do te nxehet edhe me shume pasi ministrja e re ka kerkuar zevendesim te oreve te humbura, lirim te sekretative dhe rinisje te mesimit./ShkodraNews