Ja momenti kur trajneri i DInamos ndjehet keq në pankinë dhe më pas pëson infarkt

Një ngjarje shumë e rëndë ndodhi dje në ndeshjen mes Dinamo Bukureshtit dhe Universitatea Kraiova në kampionatin rumun të futbollit.

Trajneri i skuadrës së Dinamos, Eugen Neagoe, ka pësuar një infarkt gjatë pjesës së parë të takimit dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Gjatë pjesës së parë të ndeshjes, trajneri sinjalizoi se nuk ishte mirë dhe fillimisht pranë tij u afruan mjekët e skuadrës.

Por më pas ai pësoi një infarkt duke u rrëzuar në pankinë dhe situata alarmoi të gjithë të pranishmit.

Ai u fut menjëherë me shpejtësi në ambulancë dhe u dërgua në spital, ndërsa lojtarët e të dy skuadrave mbetën të tronditur për disa minuta në fushën e lojës.

Pas konsultimit me dy skuadrat, u vendos që ndeshja të vazhdohej, pasi mbërritën lajme se Neagoe ishte përmendur dhe situata e tij ishte përmirësuar që në momentin kur kishte hyrë në ambulancë.