Ja pamjet që tregojnë si u përplas aktori i njohur dje dhe u plagos (video)

Aktori i njohur i Hollivudit George Clooney u perfshi te marten në një aksident të frikshëm në Sardenjë, ku u përplas me motorin e tij me një makinë, duke bërë një fluturim disa metra në ajër. “Tani po merr veten në shtëpinë e tij dhe do të jetë në rregull”, tha zëdhënësi i tij, Stan Rosenfield për Associated Press.

Pamjet e kapura nga një kamera sigurie aty pranë tregojnë një makinë tip Mercedes që del papritur në korsinë e aktorit amerikan dhe ai përplaset “kokë më kokë” ndërsa një motor tjetër arrin të shmganet në kohë. Spitali rrajonal në lokalitetin Olbia konfirmoi se Clooney u shtrua atje për disa orë dhe më pas u largua.

Sipas medieve lokale aktori amerikan ndodhej në ishull për të xhiruar një serial dhe madje në ato momente po shkonte pikërisht në sheshxhirim. Ai është gjithashtu vizitor i rregullt në Itali, pasi ka një shtëpi në liqenin e Komos dhe është martuar në Venecia në vitin 2014 me avokaten e të drejtave të nejriutm, Amal Clooney.